Një tjetër yll i Kosovës në operistikën botërore ishte e ftuar sot nga kryeministri Edi Rama në episodin e 14-të të Sezonit 2 të Podkastit “Flasim”.
Sopranoja Elbenita Kajtazi, e lindur në Mitrovicë, studioi në Akademinë e Muzikës të Mitrovicës dhe është diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, duke bërë debutimin e saj me Orkestrën Filarmonike të Kosovës në vitin 2009.
Kajtazi tregon se kontaktin me këngën e ka pasur gjatë periudhës së luftës, kur ka kënduar në heshtje për t’u larguar nga realiteti i luftës.
Ajo u shpreh se sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ishte për të drita që e udhëhoqi drejt karrierës në operan botërore.
“Ndjehem shumë me fat se kam takuar njerëzit e duhur në momentet e duhura”, tha Kajtazi.
Elbenita Kajtazi ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.