MENU
klinika

Në vendin e ngjarjes u gjetën 25 gëzhoja

Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi

03.12.2023 - 09:34

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i një natë me parë, ku u ekzekutua Entjan Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt i vrarë disa muaj më parë.

Sipas News24, 40-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendin e ngjarjes dyshohet se janë gjetur rreth 25 gëzhoja.

Po ashtu raportohet se policia ka shoqëruar disa persona dhe po merren ne pyetje me qellim zbardhjen e plote te krimit.

VRASJA

Entjan Nikulaj, 40 vjeç mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e (2 dhjetorit) në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.

Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMË ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT.

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune. Brenda në automjet u gjetën dy armë zjarri.

Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.