Forcimi i lekut vijon të jetë prezent në treg, duke bërë që euro dhe dollari të prekin vlerat më të ulëta pas kulmit të sezonit turistik. Ndodhur përballe kësaj situate, kur euro po prek nivelin më të ulët, ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoci Nunaj, në një intervistë për Report Tv thotë se duhet të kufizohen pagesat në euro dhe të kryhen në lek, sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Sa i takon deeurozimit, ekspertja tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se kjo politikë nuk mund të japë efekt 100% real në treg, pasi ka shumë para informale që po qarkullon.
“Gjykoj se jo. Lidhet me një politikë që merr banka, nuk ka qenë një luftë frontale për të ulur qarkullimin e euros. Çdo politikë që merr banka, qoftë edhe ministria, nuk mund të japin një efekt real 100% në treg, sepse kemi informalitet. Kemi 7 mld euro remitanca, fluks të vazhdueshëm të euro, formal që vjen nga blerja e pasurive të paluajtshme, dhe ardhjen e parasë informale përmes remitancave.
Nuk kanë ndërmarrë një proces vendimmarrës fiks. Një nga format vendos një rregull, që transaksionet për shitje blerje apartamentesh të bëhen në monedhë kombëtare. Duke qenë se tregu ka shumë para informale është shumë e vështirë ta deeurozosh”, tha ajo.
E pyetur nëse vlera e euros do të vijojë në këtë trend, ekspertja thotë se nëse s’do kemi ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë rënia do të vazhdojë.
Në këtë inerci si po vepron tregu i këmbimit valutor, nëse s’do kemi ndërhyrje, banka që ble euron në treg apo kesh. Nëse s’do kemi ndërhyrje të jashtme kjo rënie do të vazhdojë pasi efektet e mos realizimit të amistisë fiskale dhe penale po i ndjejmë në treg. Se kko para është në treg si para informale.
Ekspetja shton se nëse qytetarët duan të blejnë apartamente tani, u leverdis që kredinë ta marrin në lekë.
“Nëse do i referohemi tregut imobilar, që nga dy dekada më parë, monedha që ka qenë në vlerë, ka qenë e huaj, fillimisht dollari për blerjen e apartamenteve, me hyrjen e euros në fuqi, dhe filloi të mbizotërojë tregun, kompanitë e ndërtimit e kthyen në mënyrë të menjëhershme. Duke qenë se kemi blerjen e apartamenteve në euro dhe qytetarët i kanë të ardhura në lek, në këtë moment u leverdis të blejnë sa më shumë euro. Nëse kanë në plan të blejnë apartament, u interesojnë ta marrin kredinë në lek, që kur ta konvertojnë në euro, do duhet më pak.
Në këmbimin valutor të ditës së sotme, 1 euro këmbehet me 101.56 lekë, duke shënuar rënie rekord që pas përfundimit të sezonit turistik, ndonëse ekspertët kishin paralajmëruar rritje.