MENU
klinika

Opozita nuk mori as Beogradin

Fitoi zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Jam shumë i kënaqur

18.12.2023 - 10:45

Partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet e kësaj të diele. Ajo fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme duke marrë numrin më të madh të vendeve në parlament.

Opozita shpresonte, por duket se nuk mundi të merrte as Beogradin që e kishte shpallur si synim të saj.

Sipas të dhënave paraprake, partia e Vuçiç ka marrë 38.2% të votave për Beogradin i ndjekur nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” me 35.1% të votave. Menjëherë pas daljes së rezultateve, Vuçiç iu drejtua qytetarëve me një fjalim live në TV.

“Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë shumicë absolute në parlament. Deri më tani, nuk kemi gjetur asnjë qendër votimi në Serbi ku kemi marrë më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme. Pra, në të gjitha qendrat e votimit mbështetja po rritet mesatarisht me 10% në krahasim me atë që kishim një vit më parë”, theksoi presidenti serb.

Sipas vlerësimeve të publikuara, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e zgjedhjeve parlamentare ishte 55.9%.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54.6%. Në Beograd deri në orën 19.00 pjesëmarrja ishte 54,3% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u bë një radikal që në moshën 23-vjeçare

Analiza e BBC: Vuçiç, njeriu që ribëri Serbinë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë apel shqiptarëve

“Merrni pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi”