Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete kanë shpallur punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë.
Ky program qeveritar parashikon që deri në vitin 2025, të jenë të paktën 900 familje përfituese të punonjësve të policisë në nevojë për strehim. Për këtë vit, pas shqyrtimit të aplikimeve, u njoftuan 92 emra fitues, që plotësonin kriteret për të përfituar një kredi pa interes.
Taulant Balla: Një ndër prioritete e mia të para në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë trajtimi i duhur dhe dinjitoz financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit. Nga një studimi fundit më rezolutën që kemi indentifikuar më shumë se 900 familje të cilët kanë nevojë urgjente për strehim, por që mund të plotësojmë të gjitha kriteret për tu trajtuar me kredi në kuadër të këtij programi që fillojmë të konkretizojmë sot.
Dua t’ju garantoj se do je mi angazhuar dhe do kujdesem personazhit për standartin e jetesës së anëtarëve të Policisë së Shtetit.
I hapëm në korrik rrugën aplikimeve duke e nisur me 92 banesat e para, që do tua japim përmes programit të financimit që ka mundësuar Ministria e Financave dhe bashkëpunimit që ka mundësuar bankat e nivelit të dytë.
Jo vetëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, qeveria shqiptare e ka iniciuar këtë proces edhe për forcat e armatosura, apo shërbimin shëndetësor.