MENU
klinika

“Nuk bëjmë kompromis me asnjë"

Gazeta greke sërish jehonë çështjes ‘Beleri’: Rama i palëkundur në…

18.12.2023 - 20:25

Gazeta greke Protothema i ka kushtuar një artikull deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama sot gjatë takimit që zhvilloi me anëtarët e grupit të posaçëm të negociatorëve për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tyre Rama u shfaq “i palëkundur” në qëndrimin e tij për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Shqipëria është bllokuar padrejtësisht, por puna për integrimin do të vazhdojë”.

“Jam i bindur se së bashku me fqinjët tanë do të arrijmë të vendosim arsyet kryesore për këtë çështje. Në asnjë mënyrë nuk dyshojmë për rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën sigurisht jemi në dispozicion për çdo gjë që nuk ndikon në procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo sepse nuk e duam, por sepse drejtësia që duam është më kokëfortë se ne”, citohet Rama sipas Protothema-s.

“Nuk duhet të shqetësoheni dhe besoj se nuk do të humbim kohë, pasi do të gjejmë “gjuhën”, duke e bërë të qartë gjithmonë, si në çdo çështje drejtësie, se nuk bëjmë asnjë kompromis me askënd dhe për asnjë arsye. Kjo është shumë e qartë për ne. Por nga ana tjetër, mendoj se është gjithashtu e qartë për të gjithë BE-në”, u shpreh Rama më tej.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!