MENU
klinika

Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza

Gjykata cakton masën e sigurisë për Maliq Markun

03.12.2023 - 13:33

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun, i cili dy ditë më parë vrau në Laknas fqinjin e tij, Shefqet Hasa dhe plagosi një tjetër pas një sherri për kanalin e ujërave të zeza.

Gjatë seancës, Marku, me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, ka folur përçart , duke deklaruar se “ka nje komplot serbo malazez ndaj meje”.

VRASJAMaliq Marku me origjinë nga Dibra qelloi me armë mbi 55-vjeçarin Shefqet Hasa, duke e lënë të vdekur në vend.
I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe shtetasi Besim Keqa, i cili mori një plumb në këmbë dhe është nisur menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës.

Ai vu në pranga pas ngjarjes dhe iu sekuestruar arma e krimit, të cilën sipas policisë e mbante pa leje. Policia zyrtarisht saktësoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se përse nuk është ndërhyrë nga autoritetet lokale dhe njëherësh policia që ai konflikt të mbyllej mes palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkak i konfliktit, kanali i ujërave të zeza

Dinamika e vrasjes në Laknas


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve