Argjinatura e Darragjat e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010, dhe 2018 në zonën e Dajçit i është nënshtruar ndërhyrjes.
Kjo pas një kërkese të bërë nga Bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqej zonës në rast të përmbytjeve.
Për te parë nga afër punimet në këtë argjinaturë ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka inspektuar punimet ndërkohe që u shpreh se kjo është një ndërhyrje e plotë që shmang rrezikun për zonën.
Qe prej muajit Shtator, në territorin e Bashkisë Shkodër është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese në Gurin e Zi, Dajç, Bërdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojë ndërhyrja edhe në njësinë Ana e Malit.
Këto ndërhyrje zvogëlojne rrezikun e përmbytjeve nga reshjet në tokat bujqësore në këto njësi administrative