MENU
klinika

Ndihmoi ‘baronin’ e drogës në aktivitetin kriminal

Ish-shefi i komisariatit Kurbin, rekurs në Gjykatën e Lartë

24.12.2023 - 13:05

Ish-shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë nga Apeli I GJKKO.

Metaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë, “arrest me burg” që u la në fuqi nga Apeli i GJKKO.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor të këtij viti, gjatë operacionit “flakë në det”, pasi ai dyshohet sipas SPAK se ka ndihmuar ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës dhe mos kapjes nga policia si person në kërkim.

Gëzim Çela u arrestua pak javë më parë në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua si pjesë e grupit të ‘baronit’ të drogës

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefit të komisariatit të Laçit

Gazetarja Hoxha zbardh detaje të reja nga hetimi (Emrat)

“Përgjimet e SKY “djegin” zyrtarët dhe ish-zyrtarët e policisë”