MENU
klinika

"Tregjet abulojnë pasi mungon konkurenca..."

“Kapërcen” çmimi i naftës në Shqipëri, eksperti ngre dyshime

06.12.2023 - 19:38

Çmimi i karburantit sa vjen dhe po kap majat në Shqipëri ndonëse në tregjet ndërkombëtare është ulur me rreth 20% gjatë dy muajve të fundit.

Ekspertët ngrenë dyshime, që në vendin tonë, tregtarët operojnë si kartel.

“Që në momentin kur u shkri bordi i transparencës u bë një përqendrim apo kompani të tregtimit në shumicë dhe në pakicë të naftës po formohet një formë karteli dhe kjo është mëse evidente. Diferenca në çmime nga një kompani në tjetrën janë zhdukur pothuajse fare”,-tha Klodian Muço.

Për Muçon, distributorët e naftës në Shqipëri paracaktojnë çmimet, duke dëmtuar kështu konkurrencën e lirë në treg.

“Në qoftë se ne në të kaluarën diferenca nga 1 lekë deri në 10 lekë nga një distributor te tjetri sot këto diferenca nuk ekzistojnë më. Heqja e bordit të transparencës së famshëm që të gjithë e kritikuan, tashmë që nuk ekziston më kompanitë po operojnë në një mënyrë që parapërcaktojnë çmimet të naftës. Abuzojnë tregtarët qoftë ata të shumicës si dhe të pakicës”,-tha Klodian Muço.

Autoriteti i konkurrencës në një studim të industrisë në 2022 evidentoj gati asnjë parregullsi në zinxhirin e distribucionit të naftës, ndërkohë që ky sektor sipas ekspertëve zotërohet gati 75% nga tre kompani të mëdha në vend. Ekspertët apelojnë për një monitorim të shtuar.

“Autoriteti i konkurrencës duhet ta monitoroj këtë fenomen. Si ka mundësi që çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien, dollari është zhvlerësuar në raport me monedhën tonë vendase dhe çmimet në treg mbeten pothuajse të njëjta. Kur kemi tendencë rënëse çmimet në tregun shqiptar reagojnë shumë me vonesë, ndërsa kur ato rriten çmimet në vend reagojnë pothuajse menjëherë”, Klodian Muço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!