Pak ditë më parë si rezultat i një megaoperacioni mes SHBA-së, Spanjës dhe Holandës, ranë në pranga disa persona, mes tyre edhe një shqiptar, i cili kontrollonte trafikun e drogës në 15 shtete të ndryshme.
Shqiptar
Ky i fundit po planifikonte edhe ndërtimin e një droni nënujor për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.
Shtetasi shqiptar është identifikuar si Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës, prej vitesh banues në Illinois.
Ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.
Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit. Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit një njësi