01.12.2023 - 13:28
Ndonëse duket si një ëndërr e keqe, e lënë pas, pandemia e koronavirusit, vijon të jetë ende aktive dhe të infektojë të tjerë njerëz.
Java e fundit, ka rikthyer edhe njëherë frikën e 2 viteve më parë në Serbi, ku 4505 persona rezultuan të infektuar me Covid-19, nga 19 mijë testime të kryera.
Fatmirësisht virusi e ka humbur fuqinë dhe nuk ka pasur raste vdekjesh, por të infektuarit rëndë që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor kanë qenë disa.
Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera.