MENU
klinika

Avokati përplaset me politologun

Kush e merr PD-në po u arrestua Berisha?

20.12.2023 - 22:53

Avokati Leonard Karaj dhe politologu debatuan në Euronews Albani lidhur me procesin e nisur nga SPAK ndaj Sali Berishës.

Sipas Dacit, nëse arrestohet Sali Berisha, Rithemelimi dhe grupimi Bardhi ka shumë mundësi të bashkohen me PD zyrtare.

“Ose do merren me politikë dhe do bashkohen me Bashën ose do lënë politikën dhe do vazhdojnë të bëjnë profesionet që kanë bërë. S’mund të drejtojë dikush që nuk ka lidhje me demokratët.

Sipas avokatit Karaj, mundësia që deputetë e të quajtur grupimi Bardhi ka pak gjasa që t’i bashkohen Bashës, madje as ky i fundit nuk e do këtë gjë.

“Këta të dy, Basha dhe Berisha janë de jure dhe de fakto shkatërrimtarët e PD. Bardhi nuk po i tregon demokratëve që ka një pol të tretë. Politika është aksion në bazë, kur them që Basha duhet të duket, e them për gjithkënd tjetër që ka pretendime të jetë kryetar i PD. Besoj se nuk kanë për t’u bashkuar me Bashën se kanë një largësi shumë të madhe. Edhe nga Basha nuk ka një dashuri për të tërhequr këta që kanë shkuar te Foltorja, se po të donte që ta bënte një gjë të tillë ai i ka mundësitë për të komunikuar me ta. Basha ka kërkon të ketë një parti të vogël me njerëz që shkojnë pas frymës së tij dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK pritet të marrë vendim për ish-kryeministrin

‘Partizani’/ Çfarë do ndodhë me Berishën?

Avokatët: Kërkojmë përjashtimin e saj, shpërdoroi…!

‘Partizani’/ Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!