Autori që ka qëlluar me pushkë brenda Fakultetit të Arteve është 24-vjeçari çek David Kozak. Para sulmit ai shkroi në Telegram ai shkroi se donte të bënte një masakër në një shkollë.
Policia çeke ka lajmëruar se të paktën 11 persona kanë humbur jetën përfshirë dhe sulmuesin si dhe 30 të tjerë janë lënduar.
Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Qytetarëve u kërkua të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.
Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa, të bllokonin dyert me mobilje dhe objekte të rënda si dhe të fiknin dritat.
Sulmuesi ka qenë në katin e katërt të pallatit dhe ka përdorur një pushkë kur ka nisur sulmin. Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale , personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.