Në orën 12:00 të ditës së nesërme (18 dhjetor), Këshilli i Mandateve mblidhet në Kryesinë e Kuvendit për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Vetë ky i fundit ende nuk e ka qartësuar nëse do të jetë para Lindita Nikollës dhe 4 socialistëve të tjerë, anëtarë të Këshillit të Mandateve për të bërë mbrojtjen e tij, apo nëse do të dërgojë një mbrojtës ligjor.
Paralel me këtë zhvillim, para kryesisë së Kuvendit, Rithemelimi ka thirrur protestë.
Protesta do të vazhdojë edhe të enjten, kur me gjasë, do të votohet në seancë plenare dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit, nëse socialistët nuk do të nxitojnë të thërrasin një seancë të posaçme më parë.