MENU
klinika

Rrezik për automjetet

Mjegulla e dendur ‘mbulon’ Kukësin, vështirësi në qarkullim

19.12.2023 - 13:08

Në Kukës mëngjes dhe mbrëmjet në këto ditë të fundvitit po shoqërohen me mjegull të dendur dhe ngrica në rrugët nacionale dhe rurale të cilat përbëjnë një rrezik të madh për automjetet. Shkak për këtë situatë janë bërë temperaturat tepër të ulëta dhe ndalimi I reshjeve të dëborës.

Edhe Qyteti i Kukësit është mbuluar nga mjegulla e dendur, mëngjesi e sotëm duke krijuar vështirësi në qarkullim. Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka patur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës është e madhe. Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë për shkak të kufizimit të fushëpamjes deri në 30-40 metra.

Shpesh herë fenomeni i mjegullës së dendur bëhet edhe burim aksidentesh por deri më tani nuk ka raportime për aksidente. Mjegulla ka mbuluar edhe sipërfaqen ujore te liqenit te Fierzës.