MENU
klinika

Zbardhen projektet e kulturës për 2024

Muzeu Historik Kombëtar do të restaurohet

03.12.2023 - 21:36

Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2024 do të rritet 14% më shumë se ai i vitit që po lëmë pas, duke kapur vlerën e 4,463,056,000, e që do të ndahet në tre shtylla; për artin dhe kulturën, trashëgiminë kulturore dhe planifikim – menaxhim.

Çdo ditë e më shumë kultura po merr me shumë zë në vend duke sjellë edhe më shumë të ardhura ne arkën e shtetit, veçanërisht me rritjen e turizmit kulturor. Ndaj dhe investimet në muze e monumente të tjera janë prioritare për 2024.

Një prej ndërhyrjeve më madhore do të jetë në Muzeun Historik Kombëtar, i cili në 2024 do të mbyllet per t’ju nënshtruar restaurimit dhe rikonceptimin muzeal, ku qeveria ka ndarë 121 milionë Lekë, për fillimin e zbatimit të projektit.

Një tjetër projekt i parashikuar është ai i Burgut të Spaçit, me një potencial të jashtëzkakoshëm sipas Ministrisë së Kulturës, që do të fokusohet në rehabilitimin e 7 godinave dhe ambienteve përreth me një buxhet prej 70 milionë Lekësh.

Jehona që pati këtë sezon veror, Festivali Folklorik i Gjirokastrës duke mbledhur 20 mijë spektatorë mes të cilëve 5 mijë ishin të huaj, ka bërë që Ministria të vazhdojë traditën folklorike edhe për 2024, nën emrin “Fokl Fest”, duke e çuar atë në gjithë Shqipërinë, ndërsa qeveria ka ndarë për këtë projekt 80 milionë Lekë nga buxheti.

Një zë i veçantë do t’i jepët edhe arkeologjisë, veçanërisht Durrësit, ku do të rikualifikohen Amfiteatri, banjat romake, Forumi bizantin duke ndërtuar njëhartëtë plotë të trashëgimisë së qytetit. Ministria do të angazhojmë një buxhet prej 120 milionë Lekësh, ku puna ka nisur me shpronësimet.

Edhe për 2024, në buxhet është parashikuar një pjesë edhe për projektet kulturore që në qendër kanë traditën.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët