MENU
klinika

Shpreh sërish ngushëllimet

Nuk mori pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, Pacolli tregon arsyen

05.12.2023 - 10:15

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar pse nuk mori pjesë sot në rivarrimin e Liridona Ademaj.

Pacolli, ka thënë se a ndodhet në një vizitë në Kinë, por që familjarët dhe bashkëpuntorët e tij vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës.

Ndërsa ka shtuar se Liridona do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë (familjarët e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë xhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbje”, ka shkruar Pacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’është histori parash, dinte një sekret për Naim Murselin"

Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Lala ngre dyshimet


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!