Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “pastrim i parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Vlera e parave të cilat dyshohen se janë pastruar përmes bizneseve fiktive janë mbi 1 milion euro.
Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023. Me vendim të prokurorit, pas dëshmisë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat “pastrim i parave dhe “keqpërdorim i opozitës zyrtare”. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë pastruar përmes bizneseve fiktive është mbi një milion euro.
Me vendim të prokurorit, pas marrjes në pyetje të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës.