MENU
klinika

Bën paralajmërimin e fortë

“Priten protesta masive”/ Gazetari zbulon skenarin e Vuçiç

26.12.2023 - 14:39

Drejtori i Euronews Serbia Bojan Brkic, ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Eruonews Albania ku ka folur gjerësisht për situatën në Serbi pas zgjedhjeve.

Ai foli gjithashtu për protestat që po vijojnë të zhvillohen. Sipas tij, studentët kanë paralajmëruar se nëse nuk merret lista e votuesve, ata do të organizojnë protesta më masive në Beograd.

“Një grup studentësh kanë deklaruar se në mesnatë skadon afati i dhënë dhe nëse nuk marrin listën e votuesve, ata do të organizojnë protesta më masiv e në Beograd, por sot nuk ka një njoftim për protestë dhe mund të ndodh nesër. Të nesërmen ata mund të vendosin të bllokojnë arteriet kryesore të Beogradit ose urat e tij dhe më pas qeveria do të jetë ajo që do të shikojë se çfarë do mund të bëjë.

Nëse do i zhvendosë me forcë, gjë që mund të irritojë studentë të tjerë dhe të bëjë që numri i protestuesve të rritet. Nga ana tjetër policia mund të mos reagojë dhe trafiku do të bllokohet dhe shumë njerëz do të zemërohen me studentët. Kjo është një taktikë që qeveria e ka përdorur në të kaluarën. Nuk kanë ndërhyrë në protestë në mënyrë që të jenë qytetarët ata që so të zemërohen me protestuesi”,- Bojan Brkic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë kërkon DASH nga autoritetet serbe

Protestat “djegin” Beogradin, SHBA dënon dhunën


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!