Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë ka njoftuar se pas kërkesës së tyre për takim urgjent me Prokurorinë për t’u njoftuar me hetimet që janë duke u zhvilluar në rastin e vajzës/motrës së tyre ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës në një postim në Facebook shkruan se sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë informuar rreth rastit të vrasjes së motrës së tij, brenda kufijve që lejon ligji. Ai thotë se ky takim ua lehtëson dhimbjen dhe u ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.