MENU
klinika

Çfarë kërkon DASH nga autoritetet serbe

Protestat “djegin” Beogradin, SHBA dënon dhunën

26.12.2023 - 13:39

Në Beograd kanë shpërthyer protestat, duke paraqitur një sfidë të re për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se nuk ka frikë nga njerëzit e dhunshëm dhe se do të jetë gjithmonë me popullin e tij. Me anë të një videomesazhi, ai u shpreh se paqja dhe stabiliteti në vend do të ruhen. Mbrëmjen e së dielës, Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës për të penguar qindra mbështetës të opozitës që provuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit, në shenjë proteste ndaj atyre që vëzhguesit thanë se ishin parregullsi të gjera gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar. Megjithatë, SHBA “i ka tërhequr veshin” Serbisë, duke dënuar dhunën. Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi të bashkëpunojnë me misionin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE-në), për të shqyrtuar pretendimet për parregullsi dhe theksoi se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe komisionarëve të zgjedhjeve është “e papranueshme”. Sipas Departamentit të Shtetit legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve, që të njohin vullnetin e zgjedhjeve. Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, përmes komenteve në platformën sociale X, shkroi se “dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve shtetërore nuk kanë vend në shoqëri demokratike.” Ai i bëri thirrje policisë që “ndërsa ruan rendin publik, të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat e tyre.” “Udhëheqësit e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet ta kenë parasysh se: legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjitha partive” shkruante ambasadori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!