05.12.2023 - 15:08
Një 38-vjeçar u kap në flagrancë, me sasi kanabisi me vete, në një lokal në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe për shitje të kësaj lënde narkotike.
Gjithashtu u procedua penalisht administratori 58 vjeçar i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar. Ai nuk e kishte regjistruar tek organet tatimore lokalin me qira.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rikthehet Stallone