MENU
klinika

"Kush e ka përdorur do përjashtohet përfundimisht!"

SKY ECC që “fundosi” zyrtarë policie, ministri Balla miraton urdhrin

04.12.2023 - 17:52

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.

Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

Ministria e Brendshme është e vendosur për të çuar para përgjegjësisë ata punonjës të strukturave që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe grupet kriminale.



VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një mijë persona në kërkim vetëm në Tiranë”

Balla tregon ku fshihen personat me rrezikshmëri të lartë! SKY ECC?

Si iu përgjigj Lulzim Basha ftesës për të marrë pjesë

Bardhi mbledh deputetët e Partisë Demokratike, i bashkohet edhe grupi i Berishës!


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve