MENU
klinika

Kur pritet të mbahet seanca për zëvendësimin e masës

SPAK kërkon “arrest në shtëpi” për Sali Berishën, dorëzon shkresën në GJKKO

22.12.2023 - 22:47

SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendit.

Mësohet se prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”.

Seanca për zëvendësimin e masës do të mbahet më 26 dhjetor në orën 10:00.

Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.

Kujtojmë që Parlamenti në seancën që zgjati rreth 8 minuta votoi me 75 votra pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në seanca deputetët e opozitës mblodhën karriget pranë foltore, ndezën e flakadanë dhe goditët tavolinat, ndërsa Berisha nuk pranoi të flasë pas ftesës së Nikollës, duke kërkuar largimin e gardës nga salla e parlamentit.

Para parlamentit ishte thirrur një protestë, ku ish-kryeministri pas heqjen së imunitetit mbajti fjalën e tij, duke theksuar se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri në përmbysjen e regjimit dhe se tani ai është më i fortë se më parë

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!