MENU
klinika

"Po punohet për rikuperim të plotë"

Sulmi kibernetik nga hakerat, reagon Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave

26.12.2023 - 13:23

Faqja online e Kuvendit të Shqipërisë, është hakuar një ditë më parë (25 dhjetor), dhe autorësinë e këtij veprimi e mori grupi i hakerave “Homeland Justice”.

Lidhur me këtë sulm ka ardhur dhe një reagim nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilët bëjnë me dije se sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ndër të tjera, në reagim thuhet se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Reagimi i plotë:

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Homeland Justice”: Kemi marrë në dorë të dhënat e shqiptarëve

Hakerohet kompania telefonike “One Albania”!


Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!