MENU
klinika

Ekspertja: Nuk kapin xhiron e parashikuar vjetore

Taksa për profesionet e lira/ “Biznesi i vogël të mos përfshihet”

29.12.2023 - 12:55

Janë rreth 169 profesione të lira që do të taksohen nga 1 Janari i vitit të ardhshëm.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj u shpreh se identifikimi i këtyre profesioneve e ndihmon dhe vetë skemën e taksimit në zbatimin e saj.

“Në bizneset apo profesionet e lira të përfshira në këtë paketë, shumë prej tyre e kanë shumë të vështirë për të arritur një xhiro prej 145 mijë eurosh në vit, pasi është një vlerë shumë – shumë e lartë.

Nëse do të flasim për bizneset e vogla, ato e kanë të përcaktuar një xhiro prej 14 milionë lekësh në vit. Pra kemi dy të dhëna të ndryshme.

Gjykoj që qeveria të punojë me paketa afatmesme, dhe jo me paketa afatshkurtra, me vendime që hyjnë në fuqi tani për tani.

Paketa fiskale që nënkuptohen tatimet e vendosura mbi biznesin dhe të punësuarit ndryshon në herë të pas hershme dhe kjo e bën të vështirë që një biznes të ketë garanci dhe sukses nëse këto paketa janë të ndryshueshme.

Nëse do të flasim për bizneset dhe profesionet e lira që ka vendosur qeveria, ato janë rreth 169 kategori, dhe këtu mund të preken nga të gjitha fushat, gjë që dëshmon se identifikimi i kategorive e lehtëson procesin e taksimit, pasi kategorizimi e ndihmon zbatueshmërinë e ligjit.

Edhe pse nuk janë përgatitur të gjitha aktet nënligjore nga qeveria, sërish ky kategorizim i ndihmon të prekurit që të përgatisin dokumentet e nevojshme.

Por kjo është një arsye e dytë, sepse ti si shtet duhet t’i kesh plotësuar detyrimet si institucion publik dhe më tej t’i kërkosh qytetarit për të shlyer detyrimet e veta”, u shpreh ndër të tjera, ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse nuk po jep rezultate skema aktuale

Si do taksohen profesionet e lira?

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave

Ekspertët: Jo, tatimit progresiv mbi profesionistët e vetëpunësuar


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!