Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka, pasi ndezi tymuese në Kuvend.
Deputeti Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla, ndërsa Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim. Noka u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart.
Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.
Ende nuk dihen se si janë futur brenda sallës së Kuvendit tymueset, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve, një skenar i përdorur në seancat e tjera.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, pavarësisht se po hasen me protestën e opozitës.
Deputetët e opozitës përsëritën sërish skenarin e kaosit në Kuvend. Ata kanë shkuar rreth 1 orë para nisjes së seancës dhe janë përplasur me Gardën. Kjo e fundit u ka ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese. Një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejuar të futej pasi sipas Gradës kushte flakadanë.