MENU
klinika

Çfarë pritet?

Videoskandali me Safet Gjicin, Alma Kaçi shkon sërish në GJKKO

04.12.2023 - 10:27

Alma Kaçi, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) ditën e sotme.

Kaçi u përfshi në një video me Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit, teksa mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Kaçi shoqërohet nga dy efektivë policie drejt ambienteve të SPAK. Ndaj Kaçit është caktuar masa ‘arrest shtëpiak’ pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e saj për lehtësim të masës.

Kujtojmë se Safet Gjici u arrestua më 24 qershor pas publikimit të një video-skandali ku shihej ish kryebashkiaku i cili kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashkinë e Kukësit. Në dëshminë e tij, Gjici pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas aktit seksual, Gjici flet me vajzën me të cilën kryen marrëdhënie intime, e identifikuar si Alma Kaçi për një tender për qentë e rrugës, nga fondet e bashkisë.

Kujtojmë se GJKKO e la në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit më 26 qershor, ndërsa ai u shfaq në gjykatë bashkë me 40-vjeçaren Alma Kaçi, me të cilën kreu edhe marrëdhënien intime në zyrën e bashkisë.

Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.

SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kam fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë!"

Alma Kaçi kërkon masë më të lehtë sigurie