MENU
klinika

Izraeli lufton në dy fronte

Vijon shkëmbimi i zjarrit me militantët e Hezbollahut

17.12.2023 - 20:14

Hezbollahu dhe Izraeli kanë deklaruar se të dyja palët kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr përtej kufirit libanez sipas Sky News.

Izraeli ka deklaruar se përdori artileri, tanke dhe sulme ajrore për të goditur objektivat e Hezbollahut, të cilën e quajti si “celulë terroriste”.

Hezbollahu nga ana tjetër deklaroi se kishte qëlluar në një sërë objektivash ushtarake izraelite përgjatë kufirit, duke përfshirë një kazermë, një qendër komandimi dhe një vinç ushtarak që instalonte pajisje vëzhgimi.

Përplasjet mes palëve në këtë zonë kanë vrarë më shumë se 130 njerëz në Liban, përfshirë 94 Luftëtarë të Hezbollahut dhe 17 civilë, ndërsa në Izrael janë vrarë tetë ushtarë dhe katër civilë.