MENU
klinika

Fjalimi i fundit i Papa Françeku për këtë vit

“Viti 2023 i dominuar nga lufta, t’i jepet fund!”

31.12.2023 - 17:27

Në fjalimin e fundit për këtë vit, Papa Françeku ka bërë thirrje për më shumë paqe e dashuri.

Teksa ka kujtuar vitin 2023 si një vit të dominuar nga lufta, nga sheshi i “Shën Pjetrit” në Vatikan, Papa Françesku u lut për ‘popullin e Ukrainës dhe popullsinë palestineze, izraelite, sudanez e shumë të tjerë’ që të jetojnë në paqe dhe pa luftë.

“Në fund të vitit, ne do të kemi guximin të pyesim veten se sa jetë njerëzore janë shkatërruar nga konflikti i armatosur, sa të vdekur dhe sa shkatërrime, sa vuajtje, sa varfëri. Kushdo që ka interes nga këto konflikte, duhet të dëgjojë zërin e ndërgjegjes, t’i jepet fund shkatërrimeve”, ka thënë më tej Papa Françesku.

Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës