MENU
klinika

Netanyahu: Do ta vazhdojmë luftën deri në fitore

Vritet gjatë betejave në Gaza djali i ministrit izraelit

07.12.2023 - 21:54

Gal Meir Eisenkot, djali i ministrit të qeverisë izraelite Gadi Eisenkot, është vrarë në Gazën veriore, njoftuan të enjten Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Mjeshtër rreshteri (Res.) Gal Meir Eisenkot, 25 vjeç nga Herlizya, ushtar luftarak në Batalionin 699 të Brigadës 551 komando rezervë, vdiq në betejë në Rripin verior të Gazës”, tha IDF në një deklaratë.

Babai i tij ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të IDF nga shkurti 2015 deri në janar 2018 dhe shërbeu në ushtri për katër dekada.

Pas sulmeve të 7 tetorit, ai iu bashkua kabinetit të kohës së luftës si ministër pa portofol. Ai është anëtar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Benny Gantz dhe u zgjodh në Knesset në vitin 2022.

Kujtojmë se gjithsej 88 ushtarë të IDF janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu ngushëllimet e tij në një postim në X.

“Qeveria e Izraelit dhe qytetarët e Izraelit vajtojnë bashkë me ju. Heronjtë tanë nuk bien kot. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shkruan Netanyahu.

Anëtari i kabinetit të luftës të Izraelit dhe ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz bëri gjithashtu homazhe, duke thënë në një deklaratë: “Qoftë i bekuar kujtimi i Galit dhe kujtimi i të gjithë atyre që ranë në betejën për shtëpinë e të gjithëve ne. Gjithashtu në emër të tij, edhe në emër të tyre, ne vazhdojmë misionin”.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve