GJKKO mori sot vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili është dënuar me 3 vite burg për abuzimin me shpërdorim detyre, ku i afërmi i tij përfitoi tenderin me vlerë 3 mln euro.
Zbardhen edhe dënimet për 9 zyrtarët e tjerë, si edhe punonjësit e firmave private që përfituan tenderin.
Të dënuarit:
1 vit e 8 muaj burg Enkelejda Lleshit, lirohet me kusht
Nga 14 muaj burg Rubin Kolës, Arsen Gjokës e Kujtim Zogut, lirohen me kusht
Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht
Erion Isaku dënohet me 2 vite burg
Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg
1 vit e 4 muaj burg Aqif Koneshën, i afërmi i Lefter Allës
Dënohet me 1 vit burg, Dali Gazidedja, lirohet me kusht