Është zbardhur skema se si ish-ministri Shëndetësisë, Ilir Beqja favorizoi kompaninë “Delta Pharma”, duke ndryshuar vendimet.
Në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014 në periudhën Mars-Prill, u përjashtuan firmat e njohura të huaja për t’i hapur rrugën “Novartis”. Kjo ndodhi përmes modifikimit të specifikimeve kualifikuese disa ditë pasi u publikuan tenderat.
Procedura e ndjekur u ankimua, por ish-ministri nuk e ndërpreu duke u shpallur kompani fituese për të gjitha lotet, Delta Pharma.
Kjo e fundit ishte njëherazi edhe distributor i Norvatis, e cila ishte e vetmja kompani multinacionale që nuk u prek nga procedura, duke deklaruar në dokumentet e tenderit se produktin do e merrnin në Turqi.
Megjithatë asnjë produkt nuk është importuar direkt nga Turqia siç është deklaruar në ofertë, por nga Delta Pharma Kosovë, kompania bijë e Delta Pharma në Shqipëri.
INVESTIGIMI
Në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014 në periudhën Mars-Prill, pasi u publikuan tenderat, pak ditë më vonë del një njoftim për modifikim të specifikimeve kualifikuese.
Në mënyrë të selektuar për disa lote u hoq kërkesa për Autorizim Prodhuesi ( ndërkohë që u la për të gjithë lotet e tjerë).
Ajo që bën më shumë përshtypje ku specifikimi u hoq për të gjithë kompanitë Multinacionale si Roche, Pfizer, Sanofi-Aventis, Bayer, Jansen Cilag, Abbvie përves njërës, Novartis.
Të gjitha kompanitë e kundërshtuan pasi binte në kundërshtim të plotë me ligjin e barnave, ku thuhet shprehimisht “Ministri i Shëndetësie jep leje importi për barna të pa regjistruara”, kur Kreu III pika 2 thotë:
“Në raste nevojash të shërbimit shëndetësor (për mjekim ambulator dhe/ose spitalor), për barna të cilat nuk kanë asnjë alternativë të ngjashme, e cila ka autorizim për tregtim nga Agjencia, ministri përgjegjës për shëndetësinë autorizon importimin e barnave, për të cilat nuk është lëshuar autorizim tregtimi nga Agjencia, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Ndërkohë që të gjithë barnat në këto lote ishin të regjistruara, një rast flagrant i shpërdorimit te detyrës.
Megjithatë ministri nuk e ndërpreu procedurën edhe pas ankimimit. Kompania fituese për të gjitha lotët ishte Delta Pharma njëherazi dhe distributor i Norvatis që ishte e vetmja kompani multinacionale që nuk u prek nga këto procedura, duke deklaruar në dokumentet e tenderit se produktin do e merrnin në Turqi.
Me ankimim dhe në KPP, si dhe komunikim direkt të kompanive ( këtu flasim për komunikim direkt jo nga zyrat apo distributorët në Shqipëri), ministri nuk u tërhoq, për më tepër ka dale për të mbrojtur shkeljen e ligjit në një emision televiziv OPINION ku argumentonte se çmimi i një produkti të kompanisë ROCHR ishte për një flakon, ndërsa në Turqi ky çmim ishte 350 euro. Ndërkohë që tenderi ishte bërë dhe kompania Delta Pharma e kishte fituar për 350 euro, pra 200 qe shkonin pale se ku. Dhe kjo është deklaratë direkt në TV.
Skandali thellohet shumë më tepër, po të ndiqet si u procedua për lëvrimin e produkteve.
ASNJË produkt NUK është importuar direkt nga TURQIA siç është deklaruar në ofertë.
Po të kontrollohen lejet e importit ( sigurisht në shpërdorim të plotë të detyrës, pasi Ministri nuk mund te japë leje importi për produkte të regjistruara).
Të gjithë produktet janë importuar nga Delta Pharma Kosovë, kompania bije e Delta Pharma në Shqipëri.
Pa asnjë dokument shoqërues sipas ligjit, pa certifikatë origjine, pa certifikatë analize që janë kushte ligjore dhe për barnat e regjistruara, jo më për ato që vijnë pa asnjë kontroll.
Për më tepër për dy medikamente izofluran 100 ml dhe Interferon beta kompania Delta Pharma nuk pati asnjë mundësi për t’i sjellë. Sipas ligjit duhej të denoncohej në APP dhe përveç gjobës duhet të ishte përjashtuar për dy vjet nga tenderat.
Pas këtij tenderi kompania Delta Pharma njëherazi dhe përfaqësuese e Novartis ka pasur një favorizim në përfshirjen në listën e rimbursimit pothuajse të të gjitha produkteve, ndërkohë që kompanitë e tjera sidomos kompania Roche janë penalizuar duke mos ju futur asnjë produkt.
Kjo për faktin se një nga pronaret e Delta Pharma, Dorian Sadiku është kunati i shefit te Novartis për Shqipërinë, z.Kliti Hoti.
Po të shikohet ekstrakti i QKB, tre anëtarë të familjes Sadiku janë larguar nga Delta Pharma, kjo e fundit ka lidhur kontratë me Novartis, ku shef për Shqipërinë ka qene dhe është kunati i Dorian Sadikut i cili është rikthyer në 2023 duke blerë Delta Pharma nëpërmjet kompanisë Delta Holding ku pronarë janë Dorian Sadiku dhe Eduard Curri, i cili ka qenë ortak i vetëm dhe ia ka blerë vetes.
Kjo ka qenë dhe arsyeja përse në tenderin e vitit 2014 e vetmja kompani qe nuk u prek nga ndryshimet e specifikimeve ishte Novartis.
Të gjitha faktet e përmendura me sipër janë shumë lehtë të verifikueshme, mjafton të shihet ligji i barnave, importet e kompanisë Delta Pharma për produktet ( te gjitha nga Kosova nga kompania bijë, Delta Pharma KS., lejet e importit dhe dokumentacioni përkatës që duhet të jenë normalisht në AKBPM ku duket qartë se asnjë import nuk ka certifikate analize dhe origjinë origjinale) si dhe ne Qendrën Universitare Nënë Tereza, ku për dy produkte jo vetëm që nuk e ka realizuar, por s’ka sjelle fare produkt dhe nuk është penalizuar.