MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

A ia vlen “zgjimi” i Lulit?

12.01.2024 - 13:36

Luli është zgjuar. Ai ka dalë para mediave dhe ka mbajtur një fjalim 12 minutësh, dhe pastaj u është përgjigjur pyetjeve, gjithmonë sipas tij. Luli është zgjuar, sapo Edi Rama i kujtoi shqiptareve “shëtt, mos e zgjoni”. Por a ja vlen të zgjosh Lulin nga gjumi çdo 6 muaj, a ja vlen ti kujtosh atij rolin politik, a ja vlen të dëgjosh Lulin tek rreket të thotë se “nuk do ta lemë kryeministrin të bëjë ç’të dojë”, etj. Opozita e Lulit dhe opozita e Saliut, kanë mbaruar me kohë. Janë dy pjesë, të një “çibani” që shajnë dhe mbajnë njëri-tjetrin. Luli dhe Saliu, janë e shkuara. Shqiptarët nuk kanë kohë, mundësi dhe dëshirë të merren dhe dëgjojnë më Lulin dhe Saliun.

Zgjimi i Lulit, mbetet unikal për 3 dekada e ca tranzicion politik në Shqipëri. Njeriu që ishte “ushtari dhe biri politik ” i Saliut, një ditë na u bë kryetar partie. Mposhti rivalin dhe “hop” u zgjua kryetar. Jam i bindur se ka thënë me vehte “si ka mundësi, unë nuk e mbaj dot këtë peshë”, por është bindur kur ka marrë garanci të plota nga Saliu se “jam unë këtu, mos u tremb”. Dhe nisi rrugëtimin Luli, si kryetar partie, pasi kishte menderosur postin e ministrit disa herë, pastaj atë të kryetarit të bashkisë.

Nisi Luli të firmoste si “kryetar” por pas tij ishte Saliu. Në largime, afrime, kundërshtime, protesta dhe “revolucione”, pas tij ishte Saliu. Dhe vjen një ditë…..dhe Luli zgjohet, dhe bëhet kryetar. Merr vendim dhe përzë Saliun nga partia. E shpall edhe ai atë, “non-grata”, pasi e kishte shpallur dhe paranjoftuar më parë SHBA dhe DASH. Por Luli nuk bindej, ose kishte “frikë” ta deklaronte se “Saliu ishte shpallur non-grata”. Nuk ja nxinte goja. Por në fund, vendosi të bëhej trim. Beteja nisi.

Saliu nuk e pranonte ta përzinte nga grupi parlamentar dhe më keq, nga PD një “lul basha”. Ishte nisja e betejave që do të kulmonin në gjykata dhe seli, me shkoponj Luli, me trima me vehte Saliu. Dhe vajti puna në akuza dhe sharje, duke i hapur “petët lakrorit”. Sot ka një realitet të dhimbshëm në fakt në atë parti. Luli kujton se “kryetar e bën vula”, kurse Saliu ka bindjen se “kryetar e bën selia”.

Drama e asaj force politike ka nisur dhe nuk ka të bitisur. Proceset gjyqsore ka gjasa të zgjasin edhe nja 10 vite të tjera, pasi Saliu thotë se “çështja do të shkojë deri në Strasburg”. Dhe deri atëhere, Luli ja fut me gjumë, se e beson faktin se “edhe me 10 deputetë, edhe pse pa seli, jam të paktën kryetar”. Dhe pikërisht në këto momente, vjen “ngacimim” rastësor i Edi Ramës, dhe “hop” zgjohet Luli nga gjumi. A ja vlen ta zgjosh thua ?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Artur Ajazi

Politika mes dy epokave