MENU
klinika

Nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit

Aksidenti tragjik, humbën jetën dy shqiptarë dhe një italiane

02.01.2024 - 21:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të 8 dhjetorit 2023, ku humbën jetën 2 shqiptarë Altin Hoti e Egli Gjeci, dhe një italiane Fuilia Di Tillio.

Mediat italiane raportojnë se është publikuar raporti mjekoligjor, në të cilin thuhje se ata nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë.

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë.

Vajza, Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.