MENU
klinika

“Rama, luftë të egër ndaj opozitës”

Berisha flet sërish në dritare: Protesta juaj, vendosmëri për tu përballur me këtë regjim

09.01.2024 - 20:15

sh-kryeministri Sali Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie ka mbajtur një fjalim nga ballkoni i shtëpisë, ku i është drejtuar mbështetësve të tij që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Berisha akuzon Ramën se pasi vodhi zgjedhjet ka filluar një luftë të egër kundër opozitës, ndërsa theksoi se protesta e demokrateve tregon një vendosmëri për tu përballuar me regjimi.

Ish kryeministri theksoi se sot jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetin dhe se kjo aleancë bën që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shum.

“Kjo proteste shpreh vendosmërinë tuaj për një përballje me këtë regjim, i cili në të vërtetë po shfaros në rrugë paqësore shqiptarët. Me këtë regjim, i cili arriti të vendosë në Shqipëri pushtetin absolut të një njeriu që nuk ka asnjë interes kombëtar dhe shoqëror, por ka interesa personale të pushtetit të tij dhe sojit të tij të korruptuar.

Pas rrëmbimit të zgjedhjeve Edi Rama në mënyrën më të vendosur vazhdoi në rrugën e tij të luftës së egër kundër opozitës. Vazhdoi krijimin me çdo kusht të një Shqipërie pa opozitë.

Miqtë e mi, në rast se ju ndali për një moment dhe rikujtoni fjalorin e këtyre ditëve dhe rikujtoni fjalorin e përditshëm të këtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e viteve të fundit do të gjeni se dy fjalë janë më kryesoret në media, në fjalorin në zhargonin e çdo ditë, fjala krim dhe fjala vjedhje.

Vjedhje e qeveritarëve, krimi që vret në rrugë, krimi që godet në çdo skaj të vendit, krimi që vendos në parlament, që vendos në qeveri dhe kudo në Shqipëri. Sot ne jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetin. Kjo aleancë ka bërë dhe bën që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin