MENU
klinika

Spartak Ngjela

Deliri skizofrenik që po e degdis Berishën në çmenduri

15.01.2024 - 20:01

Kur ndjek fjalimet e Saliut të izoluar nën akuzë në shtëpinë e tij të kthyer në burg, vjen e të kujtohet Ministria e të Vërtetës nga romani i famshëm i Oruellit me titull – Viti 1984.

Komedi e madhe. Edhe Saliu tani shtëpinë e tij po e konsideron si Ministrinë e së Vërtetës në Partinë Demokratike. Por ama Oruelli, tek libri i tij, një individ ish të pushtetshëm si në gjendjen e Saliut, me sarkazëm të lartë artistike e quan JOPERSON.

I.

E pra Saliu tani është një joperson, por nuk e kupton dot, sepse frika e arrestit e ka degdisur në delirin se ai po drejton revolucionin për përmbysjen e Edi Ramës.

Në fakt, është frika e akuzës, si konflikt i brendshëm i tij, që i ka nxitur delirin e udhëheqësit të revolucionit kundër Ramës. Por, edhe këtu, kuptohet që Saliu është ende me frikë; sepse ai e di që të gjithë goditjen në fillim ia ka dhënë politika amerikane për “korrupsion madhor”, me të gjithë familjen.

E pra, është frika ndaj Amerikës ajo që e drejton tek Rama, në një kohë që Rama e vajton eliminimin e Saliut, sepse pas arrestimit të tij, Rama nuk ka jetë më shumë se tre apo katër muaj si kryeministër i Shqipërisë.

Por…

Saliu në delir mendon se shqiptarët tani janë nën depresionin e fatkeqësisë së tij, dhe kjo e shtyn të mendojë që shqiptarët janë drejt revolucionit në mbrojtje të tij, dhe, prandaj kjo është arsyeja që rrugën e burgut të tij Saliu e quajti: Ruga e Lirisë.

Por ky Saliu, nuk e pa se në tubimin e tij për revolucion i kishin ardhur rreth 70 persona! Dhe nën këtë delir ai thërret: “Jam Sali Berisha unë, o budallenj!!” E pra, një fakt mjeran ky që tregon se deliri po e degdis në çmenduri. Pse, a nuk e mbani mend Don Kishotin kur kopenë e dhënve ai e pa si një ushtri gjigande?!

II.

Pikërisht …

Kjo gjendje ka tepër gjasë ta degradojë edhe më tepër Saliun, sepse ka mundësi që ai ta kuptojë më në fund se në Shqipëri është i papranueshëm. Por që ta kuptojë këtë duhet të vijë në normalitet mendor, gjë që nuk mund të ndodhë, sepse deliri i tij i madhështisë gjithmonë ka pasur doza skizofrenike, por izolimi dhe goditja penale me burg mund ta çojë në aluçinacione të rrezikshme për shëndetin e tij.

Gjithë mënyra se si Berisha ka vepruar për t’iu drejtuar opinionit publik nga shtëpia e tij e kthyer në burg, është një degradim, sepse ai tani mendon që fatkeqësia e tij është edhe një fatkeqësi kombëtare, dhe kjo e lehtëson, sepse i jep amplifikim delirit të tij të madhështisë.

Por, a do të kalojë si psikikë Sali Berisha nga deliri i madhështisë në delirin e persekucionit?

Kjo ka tepër gjasë që t’i ndodhë, sepse rastet e tilla nuk janë të pakta.

Saliu shpesh tani po thotë: “Unë jam Sali Berisha, or budallenj, jam Sali Berisha unë” ; dhe ky është një togfjalësh që tregon shumë për degradimin e tij mendor.

Por, a do të ndërhyjë ndihma mjekësore te ky individ për trajtimin e këtij karakteri skizofrenik që Saliu shpreh?

Kjo mbetet për t’u parë.

Megjithatë, shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!