Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Partizani”, dëshmia e ish-kryeministrit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe akuzat e tij se në privatizimit e ish-klubit sportiv është implikuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Spahiu zbuloi se çfarë ndodhi gjatë dëshmisë së Berishës në SPAK, ndërsa theksoi se e ardhmja ish-kryeministrit do jetë e zymtë për disa arsye. “Unë mendoj se të dyja palët kanë bërë një hap para. Ka bërë një hap para Prokuroria Speciale që ka bërë të mundur të ketë në bankën e të akuzuarve Berishën. Po ashtu, kemi pasur edhe një hap përpara të vet mbrojtjes së Berishën që kanë ndryshuar strategji për disa arsye. Të gjitha përpjekjet për ta ndaluar hetimin ndaj kësaj çështje janë të kota dhe mbrojtja është e bindur se është më mirë që ti shkohet deri në fund se sa të mbahet e zvarritur. Pastaj jo çdo proces penal ka një fund negativ për personat nënë akuzë dhe në rastin e politikanëve akuzat shkojë drejt pafajësisë. Berisha është i dënuar që t’i shkoj deri në fund procesit, ose humb ose fiton. Në seancën e pyetjes në SPAK ka qenë një seancë pyetjesh korrekte, prokurorët kanë pyetur dhe mbrojtja ka qenë korrekte me përgjigjet dhe mendoj se duhet parë si një gjykim normal. Nëse Berisha sot do kishte 10 mijë mbështetës do kishte një forcë më të madhe për mbrojtjen ligjore. Një tregues janë mbështetësit e paktë që ishin në dyert e SPAK, ai është një njeri që ka 33 vite në politikë dhe ai duhet të kishte 33 mijë njerëz dhe jo 33 persona”, deklaroi ai.
Roli i Ramës dhe Berishës në privatizimin e ish-klubit “Partizani”
Sa i takon akuzave të Berishës për Ramën se është implikuar në aferën “Partizani”, juristi i njohur, Kreshnik Spahiu theksoi se kryeministri duhet të sqaroi pozicionin e tij në këtë dosje. “Në prokurori është paraqitur ish-kryeministri Sali Berisha, tani kemi të bëjmë me një prokurori që është e pavarur apo një prokurori që e ka kapur Rama. Tani në gjithë diskursin ligjor dhe politik Sali Berisha pati një argument ai tha më thoni si ka mundësi që Rama ka dhënë leje ndërtimi. Ai pretendonte se pjesë e gjithë miratimit legal dhe ligjor është regjimi i Ramës, po unë dua të them si ka mundësi që regjimi i Ramës gjatë 10 viteve i ka dhënë leje ndërtimi familjes Berisha dhe kjo është pyetja 1 milionëshe. Ca interesi ka ai të burgos Berishën kur i paska dhënë leje ndërtimi familjes së tij. Ca interesi ka Rama që të fus atë në burg që është ish-kryeministri, ndërkohë që nesër ai do jetë vet ish-kryeministër. Rama nëse do kishte interes për ta futur në burg do ta kishte çuar me kohë nuk do priste që ai të shkonte në këtë moshë që është sot”, u shpreh ai.
Hetimi i Berishës
Ndalur tek hetimi i Sali Berishës sa i takon aferës “Partizani”, juristi Kreshnik Spahiu theksoi se procesi gjyqësor ndaj tij do të vijojë disa vite. “Teorikisht një masë e ndryshuar është e vështirë që të ribëhet sepse ka ardhur nga mosrespektimi i të parës. Kjo nuk përjashton mundësinë që në një fazë të vonshme të shihet mundësia e ndryshimit e masës së sigurimit. Hetimi i tij do zgjas shumë nuk do jetë proces i shkurtër, mund të zgjas deri në dy vite për një vendim përfundimtar”, nënvizoi Spahiu.