MENU
klinika

Analiza

Europa, “njeriu i sëmurë” i ekonomisë globale

13.01.2024 - 11:53

Nga Unherd

Ekonomia botërore, e cila ishte menduar se do të rigjallërohej pas pandemisë, po shfaq shenja të sëmundjes së vazhdueshme. Perspektivat e fundit ekonomike globale të Bankës Botërore përshkruan një pamje të zymtë të ngadalësimit të rritjes.

Sipas tyre jo vetëm që ekonomia botërore po rritet më ngadalë se përpara pandemisë por ajo po rritet në ritmin më të ngadaltë në 3 dekada: 2.4% këtë vit, me shpresë një përmirësim të lehtë në 2025.Akoma dhe me keq, investimet pritet të rriten me 3.7% në vit, as sa gjysma e mesatares së dekadës së fundit, gjë që rrezikon të bllokohet në një rritje të ngadaltë.

Ndërsa pothuajse kudo ndihet rënia ekonomike, edhe vendet me ekonominë më të mirë kanë regjistruar rritje vetëm pak mbi 1%. Edhe kjo ecuri është e favorizuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila vlerësohet të jetë rritur me rreth 2.5% vitin e kaluar dhe pritet të ngadalësohet në 1.6% këtë vit.

Megjithatë, i sëmuri i vërtetë i ekonomisë botërore për momentin është Europa. Me përjashtim të Europës Lindore, kontinenti regjistroi një rritje të ngadaltë dhe prodhimi europian tani është në recesion.

Sipas llogaritjes së FMN-së, gjashtë nga 10 ekonomitë me performancën më të keqe të botës vitin e kaluar ishin në Europë.

Në të njëjtën mënyrë, pandemia përkeqësoi shumë sëmundje ekzistuese, kështu që edhe masat ekonomike të përdorura për të shmangur kolapsin mund të kenë përkeqësuar sëmundjet themelore ekonomike.

Gjatë pandemisë, vendet perëndimore paguanin qytetarët e tyre për të qëndruar në shtëpi, ndërsa bankat qendrore “përmbytën” ekonomitë e tyre me para. Por ndërsa kjo parandaloi plagët e thella që kanë shënuar disa nga vendet më pak me fat në zhvillim, duket se ka penguar rikuperimin ekonomik, raporton abcnews.al.

Me qeveritë që kanë shtuar një mesatare prej një të katërtën e PBB-së në borxhet e tyre, tani atyre u mungojnë fondet në dispozicion për të investuar në zgjidhjen e problemeve përpara pandemisë, qoftë kjo mungesë strehimi, infrastruktura e dëmtuar gjermane apo sistemi i kujdesi shëndetësor të Britanisë.

Me përjashtim të një rënie të madhe të çmimeve të aktiveve, kjo shpërndarje e gabuar e kapitalit ka të ngjarë të mbetet një problem. Edhe SHBA-ja nuk është imune ndaj këtyre vështirësive, pasi nuk është e qartë nëse borxhi i saj është i qëndrueshëm, ndërkohë që përhapja e kompanive “offshore” të mbajtura gjallë nga kreditë e lira po shkakton tendosje të vazhdueshme në sistemin bankar.

Por për shkak se Amerika ende ka monedhën rezervë të botës, planeti ka qenë i gatshëm të vazhdojë të blejë bonot e tij, duke financuar rimëkëmbjen e tij. Në të kundërt, siç zbuloi Britania me mini-buxhetin fatkeq të Liz Truss për vitin 2022, vendeve europiane u mungon luksi i kredisë në dukje të pakufizuar.

Në tentativë për të rikuperuar ekonominë, situata nuk duket dhe aq premtuese.