Instagram po teston një veçori të re të quajtur Flipside. Kjo veçori i lejon përdoruesit të krijojnë një seksion privat të profilit të tyre për të ndarë përmbajtjen personale ekskluzivisht me miqtë e zgjedhur. Flipside është një veçori e ngjashme me konceptin e Finsta, ku përdoruesit mbajnë një pjesë të veçantë, më private të profilit të tyre nga profili i tyre kryesor publik.
Funksioni i ri i lejon përdoruesit të krijojnë lehtësisht një hapësirë private, e cila do të jetë e disponueshme vetëm për miqtë e tyre të ngushtë ose të zgjedhur. Për shembull, përdoruesit do të mund të kenë një fotografi të ndryshme profili, emër dhe biografi për “anën private” dhe do të jenë në gjendje të kontrollojnë se kush e shikon përmbajtjen e tyre në Flipside. Gjithashtu, ekziston një opsion për të “filluar nga e para” dhe për të “fshirë të gjithë përdoruesit”.
Hyrja në Flipside të dikujt kërkon të prekni një buton ose të kaloni poshtë në profilin kryesor. Kjo krijon një hapësirë të veçantë ku përdoruesit mund të ndajnë përmbajtjen në mënyrë më selektive. Disa muaj më parë Instagram zgjeroi funksionin e tij “Miqtë e ngushtë”, duke i lejuar përdoruesit të ndajnë histori private në burimin kryesor. Flipside duket se po e çon më tej këtë koncept. Funksioni i ri është ende në fazën e testimit.
Së fundmi, Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët që e përdorin telefonin natën vonë, i cili i sugjeron që të shkojnë në gjumë. Funksioni “Nighttime Nudges” thuhet se shfaqet automatikisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm ata nën 18-vjeç.
“Ne duam që adoleshentët të largohen nga Instagrami, gjumi është i rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë”,-njoftoi Instagram. Ky ndryshim vjen pas një sërë veçorish të tjera që rrjeti social ka prezantuar për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit e tyre që të kontrollojnë kohën që kalojnë duke e përdorur aplikacionin.