14.01.2024 - 11:06
Një banese është shkrumbuar nga flakët ne fshatin Kodhel te Njësisë Administrative Blinisht ne Lezhe.
Ngjarja ka ndodhur orës 8 te mëngjesit te kësaj te diele dhe flakët janë përhapur ne të gjithë banesën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrik. Kjo ka bërë që 5 anëtarët e kësaj familje të mbeten në qiell të hapur.
Sipas familjarëve zjarri fillmisht ka rënë në tavanin e shtëpisë, më pas është shpërndarë në gjithë banesën.
Forcat zjarrfikëse ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plote te zjarrit i cili ka shkrumbuar te gjithë shtëpinë.