MENU
klinika

Ylli i Gjermanisë bën valixhet gati

Gjigandët e Premier Ligës në garë për titullarin e Bajernit

03.01.2024 - 13:19

Xhoshua Kimish duket se nuk është i lumtur te Bajerni i Mynihut, me mesfushorin gjerman që është gati të largohet nga bavarezët.

Siç bëjnë me dije mediat, në garë për të janë tre gjigandët e Premier Ligës: Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Liverpul.

Gjithsesi në krye ngelen “qyetatrët”, me pep Guardiolën që kërkon ta ketë sërish në skuadër talentin që zbuloi vetë.

Nga ana tjetër, Bajerni nuk dorëzohet pasi kërkon ta bindë Kimish që të rinovojë me kampionët e Gjermanisë dhe pse ka shumë pak gjasa që të ndodhë.