MENU
klinika

Simptomat që shfaqen

Gripi dhe Covid, epidemiologu Alimehmeti: Infeksionet janë më të lehta se viti i kaluar

09.01.2024 - 15:05

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Panorama TV, ndërsa ka folur për infektimin nga Covid-19 dhe gripi gjatë periudhës dimërore, është shprehur se simptomat janë më të lehta se viti i kaluar.

Alimehmeti theksoi se sipas shifrave të raportuara në SHBA, shohim përgjysmim të shtrimit në spital, që do të thotë se kemi një situatë më të ulët.

Ndër të tjera ai shtoi se ka pasur ndryshime të simptomave nga Covit-19 tek njerëzit, kjo për shkak edhe të variantit të infeksionit, por edhe të imunitetit.

Alimehemti tha se simptomat mbeten pothuajse të njëjta si për infeksionin nga gripi dhe Covid, si pak temperaturë, lodhje, pak rrufë, rrugë aspiratore të bllokuara, kollë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Ne jemi zyrtarisht në dimër, akoma nuk ka hyrë i ftohti i madh por është sezoni i infeksioneve aspiratore, ku përshihet gripi, SarsCov2, etj. Në vetvete ka një problematikë më të paktë. Nëse shohim SHBA shohim përgjysmim të shtrimit në spital, që do të thotë se kemi një situatë më të ulët.

Edhe grip i sivjetshëm nuk është si vjet. Sivjet është më i butë. Vetë Covid ka një nënvarjant por që nuk është më i rëndë, është i njëjtë siç ka qenë. Omikroni është varjant më i qetë se delta dhe ato më parë, kjo e bën një situatë më të qetë sa i përket Covid19. Infektimi sipas SHBA ka ardhur sipas imunitetit të dobët natyral.

Masat e Spanjës janë mbi reagim, mbetet një problem po jo aq madhor. Çfarë duhet të kishim bërë ne? Ne jemi në vitin e 4 të pandemisë dhe ende nuk kemi testet e shpejta në farmaci, për të kuptuar nëse jemi të infektuar. Një tjetër element janë edhe laboratorët për analizimin e ujërave të zeza, për të kuptuar në zona për infektime. Këto dy gjëra këtu tek ne nuk ekzistojnë.

Ka pasur ndryshime, pjesërisht ka qenë rrjedhojë e varianteve dhe të imunitetit. Në momentin që është kaluar për herë të dytë apo për herë të tretë, normalisht ka qenë me lehtë. Nëse e ka kaluar njëherë ka simptoma të tjerë. Po merr atë trajektore që do futet te fëmija e madhe që e quajmë grip. Simptomat janë të njëjta, pak temperaturë, lodhje, pak rrugë, rrufë aspiratore të bllokuara, kollë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humb jetën 70-vjeçari tek Infektivi

Shënohet një viktimë nga gripi në Shqipëri