Një tjetër episod racizmi brenda një stadiumi, jo vetëm në Itali, ka shkaktuar reagime të pashmangshme indinjate nga bota e futbollit. Duke u nisur nga eksponenti më i madh i FIFA-s, Gianni Infantino. I cili gjithashtu premtoi sanksione të rënda ndaj klubeve.
“Ngjarjet e së shtunës në Udine dhe në Sheffield në shtator janë absolutisht të neveritshme dhe plotësisht të papranueshme. Nuk ka vend për racizëm apo forma të tjera diskriminimi, në futboll apo në shoqëri.
Lojtarët e prekur nga ajo që ndodhi të shtunën kanë mbështetjen time të plotë. Është e nevojshme që të gjithë të interesuarit të veprojnë, duke filluar nga edukimi në shkolla, që brezat e ardhshëm të kuptojnë se kjo nuk është pjesë e futbollit dhe as e shoqërisë”, – tha numri 1 në futbollin botëror.
“Përveç procedurës trefazore (pezullimi i ndeshjes, ndërprerja e dytë e ndeshjes, anulimi i ndeshjes), duhet të vendoset disfatë për skuadrat, tifozët e të cilëve kanë qenë protagonistë të akteve të natyrës raciste – duke shkaktuar kështu anulimin të ndeshjes – , ashtu siç duhet të zbatohen ndalimet e hyrjes në stadiumet në mbarë botën dhe të ngrihen kallëzime penale kundër atyre që kryejnë akte raciste”, shtoi numri 1 në futbollin botëror në një shënim social.
“FIFA dhe bota e futbollit tregojnë solidaritet të plotë me viktimat e racizmit dhe çdo forme tjetër diskriminimi. Një herë e përgjithmonë: jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!”, përfundoi Infantino.