03.01.2024 - 13:21
Stefano Sensi është zyrtarisht në shitje nga Interi, me klubin zikaltër që kërkon ta largojë kundrejt një shume mesfushorin italian.
28-vjeçari nuk ka shkëlqyer me klubin zikaltër edhe për shkak të dëmtimeve, teksa kontrata e tij skadon këtë verë.
Për këtë arsye, Interi kërkon që të përfitojë diçka nga largimi i tij, teksa nuk kërkon që ta humbasë me parametra zero.
Kjo do të thotë që për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë një rival më pak në skuadër.