MENU
klinika

“Celibashi të kërkojë ndryshimin e ligjit”

Kryetari i Shoqatës italo-shqiptare: Pse kanë frikë nga vota e Diasporës?

18.01.2024 - 16:50

I ftuar në një lidhje live me Panorama TV, kryetari i shoqatës italo – shqiptare, Luan Hallulli foli në lidhje me votën e diasporën, e cila nuk është mundësuar ende edhe pse është kërkuar për tre dekada.

Hallulli shprehet se justifikimet se ata nuk janë të regjistruar nuk qëndrojnë, pasi në momentin që një shqiptar thyen ligjin në Itali, lokalizohet menjëherë nga autoritetet.

Ai i kërkon kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi që të kërkojnë ndryshimin e ligjit në Kushtetutë për miratimin e votës nga diaspora.

“I kërkojmë Celibashit që të kërkojnë ndryshimit e ligjit në Kushtetutë për miratimin e votës nga diaspora.

Pse kanë frikëm çfarë i pengon. Rama ka marrë një vendim të fortë, të asgjësojë opozitën.

Kërkojmë që 2025 të jetë me votimin e diasporës. Sistem elektronik, ose zarf nuk ka rëndësi. Nuk po them se nuk do të ketë probleme, por duhet të nisë njëherë” shprehet ai.

Diaspora voton në 2025?

Hallulli ndër të tjera tha se ata kërkojnë të drejtën e votës, dhe jo drejtues politikë.

“S’po kërkojmë drejtues politikë nga vendi që jetojmë. Ne duam të drejtën e votës. Një ambasador që duhet të zgjidhe në Itali duhet të zgjidhet edhe nga emigrantët.

Presidenti i shtetit më mbështet edhe mua që jam në diasporë prej 30 vitesh, duhet ta votoj edhe unë.

Vota e diasporës duhet të jetë realitet. Celibashi fle gjumë, nuk e bëri për 3 vite, do e bëjë për 300 ditë.

Mazhoranca mos merret vetëm me shthuarjen e opozitës, por po nuk pati opozitë nuk ka as qeveri.

Unë jam një demokrat i flakët për demokracinë. Diaspora ka 1.7 milion votues. E kanë vendet skandinave, e ka bërë Kosove që dje u bë shtet.

I kërkojmë Celibashit ta marri në dorë cështjen e votës së diasporës” shtoi Hallulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN