Viti elektoral 2025, pothuajse po troket në dyert e partive politike në Shqipëri. E ndërsa Partia Socialiste dhe qeverisja e saj, po merren me projektet e 2025 apo dhe 2025, po njoftojnë përmbylljen e punimeve stradegjike në rrugë, aeroporte, qytete dhe fshatra, ndryshe ndodh në kampin tjetër. Shqipëria (jo për faj të PS) rrezikon të mbetet pa një opozitë stabël, të organizuar, të bashkuar, dhe me alternativa konkurruese qeverisëse. Dikush ka interesin ta shpërbëjë plotësisht opozitën e rraskapitur. Dhe kjo për të mbajtur të paprekura interesat e tij, dhe të një klani pranë tij.
Partia Demokratike, që duhej të ishte promotori i lëvizjes opozitariste sot në Shqipëri, si një parti që ka qeverisur jo pak vite vendin, ndodhet në gjendje katastrofale. E ndarë në 2-3 grupime kameleonësh dhe interesaxhinjsh, ajo ka gjyqe pa fund për vulën, emrin, siglën, anetarësinë, etjjj. Ajo ka sot 2-3 kryetarë, dhe asnjëri prej tyre nuk thotë “hajde të bashkohemi”. Ata kanë kapur para, biznese, pasuri, kanë kapur dhe zyra dhe njerëzit e tyre të lëkundur sa andej-këndej, dhe nuk pyesin se 2025 erdhi. Natyrisht, edhe sikur sot të ndodhte bashkimi i tyre, ajo parti të paktën kërkon edhe nja 4 vjet punë organizuese, të arrijë atje ku ishte vite më parë. Dikush po kërkon “asgjesimin” e Partisë Demokratike. Dhe nuk është i vetëm.
Akuzat në fakt bien mbi Berishën, Bashën, Bardhin, Alibeajn, si eksponentët e kryqëzatës shkatërrimtare të kësaj opozite. Ata akuzojnë kryeministrin Rama për “luftë ndaj opozitës” dhe si “shkaktari i situatës ku ajo ndodhet”. Një absurditet idiotesk, që nuk do ta pranonte as politikani më foshnjërak i globit. Edi Rama, nuk ka asnjë interes të “përçajë” apo “ta lërë vendin pa opozitë”,në një kohë kur Shqipëria po merr lëvdata dhe iniciativa rajonale dhe europiane në fushën e politikës së jashtme. Edi Rama, është njeriu i vetëm ndoshta, që ka “Zero” interes për të “përçarë opozitën” e rraskapitur. Eshtë jashtë vëmëndjes së tij, si kryeminister, apo dhe kryetar partie, problemi dhe kaosi që ka mbuluar atë parti.
Shqipëria sot, ka 1001 probleme dhe halle të tjera, që lidhen me investimet, punësimin, shkollimin, artin, kulturën, përsosjen e shërbimeve ndaj qyteterit, plotesimin e “detyrave” të vëna nga Bashkimi Europian, politikën e jashtme dhe politikat e brëndshme, ndërkohë që “halli” i opozitës është i fundit. Ata që kanë marrë përsipër ta kenë mision shkatërrimin e saj, duhen kërkuar dhe gjetur brënda asaj partie. dhe gjenden lehtë.
Mjafton tu zbulosh interesat pasurore, klanore dhe familjare, mjafton tu zbulosh aferat dhe përfitimet monetare, për tu bindur plotesisht se, kush e do asgjesimin politik të asaj partie.