MENU
klinika

"Kauzë ka qenë motra..."

La garën e ‘BBV3’, Drini Zeqo tregon publikisht arsyen

21.01.2024 - 13:09

Gazetari dhe moderatori i njohur Drini Zeqo ka bërë reagimin e parë publik për largimin e papritur nga gara e ‘BBV3’.

Ai thotë se formati ishte një sfidë për të por ju desh ta ndërpriste për hir të motrës së tij e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ditët e fundit kishte shfaqur disa shqetësime të shtuara.

Deklarata e Drini Zeqos:

Kur njeriu nis një sfidë mendon se për çfarë po e nis këtë sfidë. Është e natyrshme të mendosh që unë apo të tjerë njerëz që kanë mbi 20 vite karrierë u hyjnë gjërave pa i menduar. Sigurisht që mendova që BBV ka një shtrirje të jashtëzakonshme.

Mendova që do i shoh njerëzit në një formë tjetër por përveç kësaj duhet që për aq kohë sa të ecësh në atë rrugë e cila nuk është e lehtë të kesh edhe një kauzë. Të gjithë në jetë kemi kauza të ndryshme. Dikush ka famën, ka paratë dikush ka fëmijën, prindërit.

Në rastin tim kauzë ka qenë motra. Ka shumë vite që unë jetoj me një motër që e dua shumë. Kush nuk e do motrën apo vëllain. Ajo është dashuria më e madhe në jetë. Por ndonjëherë nuk mjafton të duash duhet ta japësh dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Duhet të ngrihemi mbi veten duke dhuruar gjithçka kemi. Për të dhuruar këtë dashuri nuk mjafton as koha ndonjëherë.

Unë mendova që duke qenë pranë saj në një moment të vështirë që është duke kaluar dhe që ka vite që është duke luftuar dukr bërë një betejë të përbashkët me të sapo mora vesh që ajo kishte një shqetësim të shtuar, veç shqetësimeve që ka vendosa ta ndërpres menjëherë garën.

Ajo vuan nga një problem i shendetit mendor. Pak stigmatizohet, pak njerëzit duan ta anashkalojnë, kjo gjë është folur edhe në televizion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN