MENU
klinika

Kanë një kusht

Orë të nxehta për Kumbullën, 3 ekipe mbetet në garë

29.01.2024 - 16:03

Roma dhe Marash Kumbulla janë në garë me kohën në këto ditë të fundit të janarit për të gjetur një gjetur një sistemit të përshtatshëm për qendërmbrojtësin kuqezi. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer largimin e futbollistit shqiptar. Me titull definitiv apo në formë huazimi, e sigurt sipas mediave është se Kumbulla do të largohet gjatë janarit. Në fakt, admiruesit për Kumbullën nuk mungojnë, por lista është reduktuar në vetëm tre ekipeve.

Verona, Torino dhe Cagliari janë të gatshme të futen në garë për Kumbullën, por të tre ekipet e Serie A e kërkojnë në formë huazimi pasi nuk janë të sigurt për kushtet e tij fizike, me Kumbullën që vjen pas një dëmtimi të gjatë.